Tech
Sarandë/ Iu fut në banesë dhe tentoi të ngacmojë seksualisht të miturën, arrestohet 65-vjeçari

Një 65-vjeçar është arrestuar pasi ka tentuar të ngacmojë seksualisht një 16-vjeçare. 65-vjeçari është futur në banesën e saj dhe ka tentuar ta ngacmojë seksualisht, por ka qenë vetë e mitura që ka njoftuar policinë, të cilët kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur arrestimin e autorit.
Ndërkaq, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të përgjegjësisë penale të 65-vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ngacmimi seksual”./m.j
#Sarandë #fut #në #banesë #dhe #tentoi #të #ngacmojë #seksualisht #të #miturën #arrestohet #65vjeçari