Tech
Rama: Respekt për efektivin Redin Çaushaj, u plagos duke ndërhyrë dhe shmangur më të keqen

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot efektivin e Policisë së Shtetit, Redin Çaushaj, i cili u plagos dy ditë më parë në Himarë, pasi ndërhyri jashtë shërbimit për shmangien e një përplasjeje të dhunshme.
“Respekt për Redin Çaushajn, të riun e Policisë së Shtetit që u plagos duke ndërhyrë dhe shmangur më të keqen mes dy individëve në një sherr të rrezikshëm”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Efektivi i policisë së Vlorës ndërhyri për të shuar një sherr në zonën e Himarës, por u godit me thikë nga Theodhoi Mërkuri, i cili u arrestua nga policia. Ai ndodhet në Spitalin Rajonal të Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.
/a.r
#Rama #Respekt #për #efektivin #Redin #Çaushaj #plagos #duke #ndërhyrë #dhe #shmangur #më #të #keqen