Dëshmia e ish-oficeri të UÇK, Dritan Goxhaj: S’kam kryer krime, por i kam shërbyer me zemër vendin tim

“Nuk kam kryer asnjë krim. I kam shërbyer me mendje e zemër vendit tim dhe Kosovës. Çfarë kam bërë që të arrestohem për hatër të Serbisë?”. Ka qenë kjo dëshmia që i ka dhënë togave të zeza Dritan Goxhaj, ish-oficeri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili u la në burg nga Gjykata e Apelit, pas rishikimit të vendimit kundrejt tij.
Goxhaj u arrestua në Tiranë më 31 korrik, për llogari të Gjykatës së Hagës.
Avokati i tij Bashkim Nikolla, jashtë dyerve të gjykatës tha se kjo që po ndodh është një turp duke e cilësuar si një hakmarrje politike.
Deri më tani, institucionet e drejtësisë kanë sqaruar se ndalimi është bërë pasi Goxhaj akuzohet për kryerjen e veprave penale: “Frikësimi gjatë procedurës penale” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.
Ai pritet të ekstradohet drejt Republikës së Kosovës, pas realizimit të procedurave nga autoritetet shqiptare./m.j
#Dëshmia #ishoficeri #të #UÇK #Dritan #Goxhaj #Skam #kryer #krime #por #kam #shërbyer #zemër #vendin #tim