Tech

Shqipëria duhet të jetë e Redit dhe djemve si ai, që janë gati të japin dhe jetën për vendin e tyre

Nga Ilir Metaj

Bashkë me Brunën, drejtoreshën e Spitalit të Vlorës, shkova pak më parë në reanimacion, për të parë Redin, policin 25 vjeçar, që po fiton betejën e jetës me plagët që i dha i ligu, e për t’u dhënë kurajë familjarëve të tij aty pranë.

Tashmë që me ndihmën e Zotit dhe të stafit të përkujdesur të këtij spitali, kjo betejë u fitua, do të duhet të vazhdojmë të merremi me veten tonë dhe me secilin prej nesh.

Ç’është ky demon brenda nesh që nxjerr dorën e zezë mbi djemtë e nënave, ky i lig që frymon mes nesh për të na nxirrë jetën e femijëve tanë?

Ky vrer që nuk rresht së buruari nga gjirizet e të mallkuarve.

Të gjejmë kohë dhe vullnet të izolojmë krijesat e të keqes, të pashpirtët.

T’i lidhim me tela me gjemba këta të mallkuar që u vret sytë djalëria, që u vret sytë rendi, rregulli.

T’i hapim rrugën djemve të dritës si Redi, që i bindet të drejtës,nderit, betimit.

Me apo pa orar zyrtar. Shqipëria duhet të jetë e Redit dhe djemve si ai.

Përpara se ta bëjë shteti dhe ligji, kjo duhet të jetë detyra jonë, e çdo qytetari.

Boll me të ligun mes nesh, që ngul thika e mbjell helm.

Kjo është beteja jonë!

#Shqipëria #duhet #të #jetë #Redit #dhe #djemve #që #janë #gati #të #japin #dhe #jetën #për #vendin #tyre

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button