Aktualitet

PD thirrje Ministrisë së Financave të ndërpresë menjëherë pagesat për inceneratorët: Fantazëm, plehrat nuk digjen

“Si është e mundur që pagesat janë kryer nga Thesari i Shtetit, ndonëse të gjithë, i madh e i vogël, e di që incenerim nuk ka? Si është e mundur që paska ende supervizore kaq kurajoze që sfidojnë kaq hapur ligjin dhe organet e sistemit gjyqësor? Si është e mundur që paska ende zyrtare të Bashkisë Tiranë dhe Ministrisw së Infrastrukturë të cilët e kanë për detyrë monitorimin e zbatimit të kontratave koncesionare, të cilët vazhdojnë muaj pas muaji, prej vitesh tashmë, të firmosin fatura për miliona e miliona euro për diçka që nuk ekziston?

Këto nuk janë shqetësime që ne i ngremë sot, kemi vite që kërkojmë zbardhjen e së vërtetës. Kemi vite që kërkojmë ndërprerjen e pagesave për inceneratorët. Fatkeqësisht, edhe sot që flasim, jo vetëm që pagesat nuk janë ndërprerë, por kërkohet që të paguhet e detyrimet e prapambetura. I bëjmë thirrje Ministrisë së Financave që të ndërpriten menjëherë pagesat nga Thesari i Shtetit për inceneratorët fantazëm. I bëjmë thirrje SPAK-ut që të thellojë hetimin dhe gjurmimin e miliona eurove të paguara, me qëllim që të rikthehen në arkën e shtetit dhe në xhepat e taksapaguesve shqiptarë. Të jesh në kërkim dhe drejtësia mos të gjejë dot, ndërkohë që miliona euro e gjejnë lehtë rrugën për te ti, përbën një shaka të trashë me publikun”./f.s

#thirrje #Ministrisë #së #Financave #të #ndërpresë #menjëherë #pagesat #për #inceneratorët #Fantazëm #plehrat #nuk #digjen

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button