Aktualitet

Rama publikon pamjet: Gjimnazi “Gramoz Palushi”, gati në shtator me ambiente të reja

Gjimnazi “Gramoz Palushi” në Babrru Qendër të Kamzës është rikonstruktuar tërësisht me standardet më të mira dhe është gati për të pritur nxënësit në shtator.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ambientet e reja të këtij gjimnazi, i cili do të presë në shtator 650 nxënës dhe 33 mësues.

Rama tha se gjimnazi do të shërbyejë edhe si qendër komunitare për të gjithë banorët e zonës.

Në bashkinë e Kamzës po vijon puna për rikonstruksionin e disa objekteve të tjera arsimore si shkolla 9-vjeçare “Azem Hajdari” Babrru Qendër, shkolla 9-vjeçare “Lidhja e Prizrenit” Paskuqan, çerdhja e re, Paskuqan 1, shkolla 9-vjeçare “Fatos Lami”, Zallmner si dhe sholla 9-vjeçare “Demokracia” Valias.

Janë mbi 22 objekte arsimore që janë ndërtuar në këtë bashki në kuadër të Programit të Rindërtimit.

/a.r


#Rama #publikon #pamjet #Gjimnazi #Gramoz #Palushi #gati #në #shtator #ambiente #të #reja

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button