Aktualitet

Berardi akord me Juventus, por Sassuolo e bllokon: kërkon në marrëveshje Iling-Junior

Berardi

Juventus dhe Domenico Berardi kanë gjetur tashmë një marrëveshje për transferimin e sulmuesit në Torino. E ngrirë, për të mos thënë e dështuar përfundimisht, çështja Lukaku, Kështu që, bardhezinjtë po kërkojnë një përforcim me peshë për repartin ofensiv dhe e kanë gjetur te kapiteni ekspert i Sassuolo. Max Allegri ka dhënë miratimin e tij për të sjellë 29 vjeçarin te Juventus dhe Giuntoli lëvizi me stafin e lojtarit kalabrez. Mes palëve është vendosur një akord total në bazë të një kontrate katërvjeçare.

Menaxherët e Domenico Berardi, tani, po bëjnë presion mbi klubin jeshilzi për të realizuar marrëveshjen. Lojtari kërkon të detyrojë transferimin, siç e kishte bërë të qartë edhe gjatë prezantimit të ekipit pak kohë më parë. Përjashtimi i tij nga skuadra për ndeshjen e Coppa Italia ishte vetëm e dhëna më e fundit. Megjithatë, tani Juve dhe Sassuolo duhet të gjejnë ekuilibrin e duhur. Emilianët, me të cilët sulmuesi ka kontratë deri në vitin 2027, kërkojnë rreth njëzet milionë euro. Zonja e Vjetër dëshiron të ulë ndjeshëm kërkesën për para, duke futur shkëmbime teknike.

Në tavolinë janë emrat e të rinjve Matias Soulé dhe Samuel Iling-Junior. Në Reggio Emilia, megjithatë, preferojnë anglezin në vend të argjentinasit. Vlerësimi për Soule prej 10 milionë eurosh nuk e bind as presidentin Carnevali dhe as drejtorin sportiv Rossi. Ende për t’u përcaktuar, pra, formula e transferimit të mundshëm. Koha po mbaron dhe do të jetë e nevojshme të gjendet shpejt një zgjidhje që i kënaq të gjithë. Para së gjithash vetë 29 vjeçarin Berardi, i cili tashmë e ka bërë zgjedhjen e tij.


#Berardi #akord #Juventus #por #Sassuolo #bllokon #kërkon #në #marrëveshje #IlingJunior

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button