Tech

Ngjarja e rëndë/ 13-vjeçarja ngel shtatzënë pas përdhunimit, detyrohet të lindë pasi nuk iu lejua aborti

Një 13-vjeçare në SHBA ka sjellë në jetë një foshnjë, pasi ngeli shtatzënë nga përdhunimi.

Ngjarja ka ndodhur në Clarksdale, Mississippi, ku e mitura nuk ëhstë lejuar të abortojë foshnjën, me të cilën ajo ngeli shtatzënë pasi u përdhunua nga një i panjohur.

vitit 2022 dhe nuk i tregoi askujt për javë të tëra.

Nëna e saj, Regina kishte vënë re se diçka nuk shkonte kur Ashley humbi interesin për hobi të saj të zakonshëm, si kërcimet dhe shfaqi simptoma si të përziera.

Regina tha se as nuk kishte folur me vajzën e saj se si bëhen foshnjat, sepse ajo ndjente se Ashley ishte shumë e re për ta kuptuar, shkruajnë mediat e huaja.

Pavarësisht nga trauma e rëndë që e la Ashley-n pothuajse të paaftë për të folur, Regina më vonë mësoi se Ashley ishte përdhunuar nga një burrë i panjohur ndërsa ajo kishte qenë jashtë shtëpisë së tyre.

E mitura së bashku me prindërit u paraqit nëe siptal, ku mësoi dhe për shtatzëninë duek bërë dhe denoncimin për përdhunimin.

Megjithatë, kur ajo bëri kërkesë për abort, nuk iu lejua për shkak të ligjit të miratuar që e bën abortin të paligjshëm./m.j

#Ngjarja #rëndë #13vjeçarja #ngel #shtatzënë #pas #përdhunimit #detyrohet #të #lindë #pasi #nuk #lejua #aborti

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button