Tech

VIDEO / Ngecën 8 orë në mal, shpëtohen turistët francezë në Shkodër

Dy turistë francezë janë shpëtuar nga forcat policore gjatë natës pas 8 orëve kërkim pranë përroit të Cutit në Shkodër.

Mësohet se turistët ishin bllokuar prej terrenit të thepisur dhe se njëri prej tyre kishte shfaqur probleme shëndetësore.

Rreth orës 19:00, salla operative e Policisë së Shkodrës ka marrë njoftim se 2 turistë francezë kishin mbetur të bllokuar në një terren shumë të thepisur, pranë përroit të Cutit dhe se njëri prej tyre kishte shfaqur komplikime shëndetësore (temperaturë të lartë). Menjëherë pas këtij njoftimi, drejt zonës së sinjalizuar, janë nisur efektivët e Policisë Alpine të FNSH Shkodër, të ciliët janë të trajnuar dhe të pajisur, për t’iu shkuar në ndihmë qytetarëve dhe turistëve të cilët gjatë eksplorimeve, mbesin të bllokuar në terrene të vështira malore.

Si rezultat i veprimeve të specializuara të skuadrës së Policisë Alpine, si dhe asistencës së banorëve të zonës, 2 turistët janë lokalizuar rreth mesnatës, janë shoqëruar deri në një zonë të aksesueshme nga automjeti i Policisë dhe më pas janë transportuar me këtë automjet, në spitalin e Shkodrës. Shtetasi që shfaqi komplikime shëndetësore vijon të marrë asistencë mjekësore në spitalin e Shkodrës, dhe është jashtë rrezikut për jetën”, raporton policia.

/a.r


#VIDEO #Ngecën #orë #në #mal #shpëtohen #turistët #francezë #në #Shkodër

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button