Prapaskenat tek PSG, Mbappe kërkoi largimin e Neymar: Nuk ka vend për të dy në skuadër

Neymar do të largohet në drejtim të Arabisë Saudite teksa pritet të bashkohet së shpejti me skuadrën e Al Hilalit pasi palët kanë arritur akordin mes tyre.
“L’Equipe” raporton se braziliani u informua nga drejtuesit e klubit se nuk është më i dëshiruar dhe se shkaku ka qenë shoku i tij i skuadrës, Kylian Mbappe.
Një media braziliane më pas e ka shpërndarë në profilin e saj teksa shkruan se ylli francez kërkoi largimin e sulmuesit brazilian. Ky i fundit ka pëlqyer postimin duke nxitur spekulimet që ky lajm është i vërtetë.
“Verën e kaluar, Mbappe ia bëri të qartë drejtuesve të PSG-së se nuk ka vend për të dhe Neymar në të njëjtën skuadër”,- thuhet në postim.
/a.r
#Prapaskenat #tek #PSG #Mbappe #kërkoi #largimin #Neymar #Nuk #vend #për #të #në #skuadër