Shëndeti

Mancini sulmon Presidentin e Federatës Italiane: Nuk më donte më në stol

Roberto Mancini, i cili para dy ditësh dha dorëheqjen nga kombëtarja italiane e futbollit, në një intervistë për mediat italiane shpjegoi arsyet e vendimit të papritur të tij.

“U mundova të flas me Gravinën (Presidentin e FIGC), i thashë që kisha nevojë për qetësi, nuk ma garantoi këtë qetësi dhe kështu që u dorëhoqa. Kurrë nuk është parë një President Federate që i ndryshon stafin trajnerit të tij. Kishte një vit që donte t’i bënte ndryshimet. I thashë se nuk mund ta bënte këtë gjë, por luajti me faktin që disa prej tyre ishte në fund të kontratës. Kishte shumë kohë që mendonte ndryshe nga unë dhe erdhi një pikë që duhet të më hiqte edhe mua”, deklaroi Mancini.

Trajneri theksoi edhe se mund të largohej kur Italia nuk arriti të kualifikohej për në Botëror, por ishte vetë Federata ajo që i kërkoi të qëndronte.

/a.r

#Mancini #sulmon #Presidentin #Federatës #Italiane #Nuk #më #donte #më #në #stol

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button