Aktualitet

I them Edi Ramës se nuk e di me kë është ngatërruar

Vangjel Dule në protestë për Belerin: I them Edi Ramës se nuk e di me kë është ngatërruar

Gjatë protestës në Himarë, kreu i PBDNJ Vangjel Dule hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama për burgosjen e Fredi Belerit. E megjithatë ai tha se Himara nuk është nënshtruar kurrë dhe as kësaj here s’ka për të ndodhur.

“Po i them Edi Ramës së nuk e di me kë është ngatërruar. Është ngatërruar me atë Himarë që nuk u nënshtrua kurrë. Duart poshtë nga Himara!”, deklaroi Vangjel Dule.

Në protestën për Belerin ishin të pranishëm edhe kryebashkiakët e Athinës e Selanikut.


#Edi #Ramës #nuk #kë #është #ngatërruar

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button