Aktualitet

Kurti u përgjigjet akuzave për vizitën në Çair dhe Tetovë

kurti

Vizita e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut ka nxitur reagime të shumta në të dyja vendet. Në Shkup pakënaqësi pati edhe tek partitë e mëdha shqiptare, por më së shumti në atë maqedonas. Presidenti Pendarvoski tha se duhet te denoheshin deklaratat dhe banderolat nacionaliste. Edhe zyra e kryeministrit Kovacevski reagoi duke i quajtur te papranueshme disa zhvillime ne keto takime. Madje për për këtë temë reagoi edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i cili pretendoi se Kurti atje “promovoi Shqipërinë e Madhe”. 

Këtyre kritikave i është përgjigjur Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës. Ai ka deklarar se Kurti kishte pasur ftesë nga kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu dhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami me rastin e ri-emërtimit të një rruge në Shkup me emrin e veprimtarit Adem Demaçi dhe inaugurimit të rrugës që lidh fshatin Vicë me fshatin Sellcë.

“Vizita e Kryeministrit Kurti në Maqedoni të Veriut u bë me ftesë të . Në mes të muajit qershor, po ashtu me ftesë kryeministri Kurti kishte marrë pjesë në Forumin e Prespës, në Strugë, në kuadër të së cilit ai kishte zhvilluar takime edhe me zyrtarë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, duke përfshirë kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.


Ndërkaq që sa i përket nivelit të marrëdhënieve ndërshtetërore, ne kujtomë që dy qeveritë për të herë të parë kishin mbajtur një mbledhje të përbashkët në shtator të vitit 2021, si rezultat i marrëdhënieve të mira dhe interesave të përbashkëta. Komunikimi ndërmjet kabineteve qeveritare është i rregullt. Siç duket Vuçiq është nisur nga vetja e tij, insistimi në Serbi të Madhe edhe pas katër luftërave të humbura me emrin Bota serbe, dhe na akuzon neve kot”, – i tha Kryeziu RTV Dukagjinit. /

#Kurti #përgjigjet #akuzave #për #vizitën #në #Çair #dhe #Tetovë

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button