A duhet të shqetësohemi? Inteligjenca artificiale “po ngjall” të vdekurit dhe të zhdukurit

“Përshëndetje, emri im është James Bulger. Nëse nëna ime do të kishte kthyer djathtas, unë do të isha gjallë sot. Fatkeqësisht, ajo u kthye majtas”, këto janë fjalët e thëna nga një vogëlush 2-vjeçar i cili u rrëmbye në vitin 1993 në Angli ndërsa nëna e tij po paguante në arkën e supermarketit. Është gjetur kjo frazë pasi nëna e tij në një intervistë ka deklaruar se nëse do të kishte parë në të djathtë, do të kishte parë personat që ia rrëmbyen djalin, të cilin më vonë e torturuan dhe e vranë.
Pra IA merr foton e tij, e realizon si video duke thënë fjalë nga më të ndryshmet, e duke i bërë të zhdukurit ose viktima si të gjallë.
TikTok hoqi videon e vogëlushit James, duke thënë se “nuk kishte vend” për video të tilla në platformën e tyre dhe se ata do të vazhdojnë të heqin postime të ngjashme – por ajo është ende e disponueshme në YouTube. Nëna e tij tha për Daily Mirror se e gjitha kjo është “e neveritshme”.
#duhet #të #shqetësohemi #Inteligjenca #artificiale #ngjall #të #vdekurit #dhe #të #zhdukurit