Life Style

Fluks në urgjencën e Elbasanit, 150 raste në ditë nga virozat dhe pickimet e insekteve

Dyjavëshi i parë i muajit gusht ka shtuar së tepërmi vizitat dhe kërkesat për ndihmë mjekësore në urgjencën e spitalit rajonal të Elbasanit.

Përveç virozave të stinës, një numër i shtuar pacientësh kanë kërkuar ndihmën mjekësore edhe nga pickimet si dhe alergjitë që shkaktohen nga insektet e ndryshme, duke regjistruar edhe rastet më të vështira për trajtim.

Shefi i urgjencës së spitalit rajonal të Elbasanit apelon që për shkak të fluksit të lartë dhe në rritje, në rastet kur simptomat nuk janë shumë të rënda me virozat e stinës, qytetarët mund t’i drejtohen edhe mjekut të familjes, në mënyrë që të mos dynden të gjithë në urgjencë, kur një pjesë mund të trajtohen edhe në mënyrë ambulatore.

/a.r

#Fluks #në #urgjencën #Elbasanit #raste #në #ditë #nga #virozat #dhe #pickimet #insekteve

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button