Tech

Fluks i madh pushuesish/ Bllokohet rruga nga Zvërneci deri në Vlorë

Rruga nga Zvërneci deri në Vlorë është bllokuar totalisht si pasojë e pushuesve që kanë zgjedhur ta kalojnë në Vlorë këtë të diel.

Situata e trafikut në këtë aks rrugor  paraqitet e rënduar si asnjëherë më parë.

Fluksi i turistëve, që po vizitojnë Shqipërinë në këtë sezon veror, po njeh rritje nga dita në ditë duke tejkaluar edhe pritshmëritë e këtij sektori.

Vetëm një ditë më parë ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku ka reaguar lidhur me numrin e lartë të vizitorëv e në bregdetin e jugut ajo postoi një video duke treguar një radhë të gjatë automjetesh në pritje për të mbërritur në destinacion.

Ajo u shpreh se qeveria shqiptare e sheh të domosdoshme zhvillimin sa më shpejt të projekteve infrastrukturore, të cilat nuk po po arrijnë t’i përballojnë sa duhet këto ditë fluksi me turistë.

/f.stafa

#Fluks #madh #pushuesish #Bllokohet #rruga #nga #Zvërneci #deri #në #Vlorë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button