Tech

Arrin në 30 cm/ Ja pse 38-vjeçarja thyen rekordin Guinness për mjekrën më të gjatë femërore

Sfidoi normat shoqërore dhe çështjet shëndetësore, 38-vjeçarja Erin Honeycutt nga Michigan në SHBA, ka shënuar Rekordin Botëror Guinness për mjekrën më të gjatë.

Sipas njoftimit nga Rekordet Botërore Guinness, 38-vjeçarja Erin Honeycutt arriti të rrisë një mjekër 30 centimetra të gjatë që i siguroi asaj një vend në Librin e Rekordeve Guinness, ndërsa sqarohet se rritja intensive e flokëve të gruas është kryesisht për shkak të sindroma e vezores policistike nga e cila vuan.

Kjo sindromë e veçantë është një nga çrregullimet endocrine më të zakonshme dhe prek një përqindje të madhe të grave në mbarë botën, shkruajnë mediat e huaja. 

Honeycutt nuk merr asnjë hormon ose suplement për të rritur qimet në trupin e saj.

“Beteja me flokët” filloi në vitet e saj të adoleshencës dhe vazhdoi deri në moshën madhore. Por kur ajo humbi pjesërisht shikimin për shkak të një problemi me sy të shkaktuar nga presioni i lartë i gjakut, ajo vendosi të ndalojë rruajtjen, duke ndjekur nxitjen e të shoqit dhe ta pranojë fytyrën ashtu siç është.

Kjo ndodhi gjatë pandemisë dhe mbajtja e maskave në daljet e saj publike e ndihmoi atë, thotë ajo, të rriste mjekrën me më shumë besim.

Vlen të theksohet se rekordin e mëparshëm për mjekrën më të gjatë femërore ( me gjatësi 25.5 cm)  e mbante 77-vjeçarja Vivian Wheeler./m.j

#Arrin #në #pse #38vjeçarja #thyen #rekordin #Guinness #për #mjekrën #më #të #gjatë #femërore

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button