Aktualitet
Arrestohet ish-efektivi i RENEA-s, Altin Morina

Raportohet se është arrestuar ish-efektivi i RENEA Altin Morina. Ai ishte shpallur në kërkim me urdhër të SPAK, që prej majit të vitit 2024 në kuadër të operacionit “Revanshi”.
Morina u arrestua nga efektivë të komisariatit numër 2, ndërsa me vete iu gjet dhe një pistoletë pa leje.
Ai ndodhej nën shoqërinë e një tjetër personi në momentin e ndalimit. Ndërsa me vete iu gjet edhe një dokument, i dyshuar si i falsifikuar.
#Arrestohet #ishefektivi #RENEAs #Altin #Morina
Java News