Aktualitet
Arrestohet i riu që vinte nga Anglia, sekuestrohen mbi 100 mijë paund në Portin e Durrësit
Autoritetet portuale të Durrësit kanë zbuluar një tjetër tentativë për futjen e parave të padeklaruara në vendin tonë, të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtari kriminale.
Policia ka sekuestruar 100 460 paund dhe ka vënë në pranga 30-vjeçarin Diafet Palushi që vinte nga Anglia, i cili tentonte t’i fuste paratë në Shqipëri, me çantë.
Gjatë kësaj jave, në këtë Port u sekuestruan 204 230 euro të tjera që tentoheshin të futeshin në vendin tonë, ilegalisht, me 2 autobusë.
#Arrestohet #riu #që #vinte #nga #Anglia #sekuestrohen #mbi #mijë #paund #në #Portin #Durrësit