Historia e dhimbshme e 16-vjeçares, praktika çnjerëzore që çoi në vdekjen e saj
Një vajzë 16-vjeçare ka humbur jetën në Nepal si pasojë e praktikës së paligjshme “chhaupadi”, ku gratë dhe vajzat me menstruacione mbahen në baraka jashtë shtëpive të tyre. Vajza e quajtur Anita Chand vdiq si pasojë e një kafshimi nga gjarpri, pasi ishte detyruar të qëndronte mbyllur në një kasolle jashtë shtëpisë së saj për shkak të ciklit të saj mujor.
Në Nepal, gratë dhe vajzat që kanë menstruacione mbahen me forcë në baraka jashtë shtëpive të tyre. Sipas kësaj praktike të paligjshme në vend, vajza 16-vjeçare, e cila ishte mbyllur në një kasolle jashtë shtëpisë së saj në rajonin perëndimor Baitadi të vendit, vdiq një ditë pasi u pickua nga një gjarpër teksa flinte.
Vdekja e Anita Chand është vdekja e parë e raportuar nga ky shkak në vend që nga viti 2019. Familja nga ana tjetër, ajo nuk i ka pranuar pretendimet se vajza e saj ka pasur menstruacione kur ajo ka vdekur.
Bazuar në besimin se gratë me menstruacione nuk janë “të pastra”, “chhaupadi” u kriminalizua në vend në vitin 2005 dhe u vendos një dënim me burg deri në 3 muaj dhe një gjobë prej 3,000 rupi nepalezë nëse praktikohej.
#Historia #dhimbshme #16vjeçares #praktika #çnjerëzore #që #çoi #në #vdekjen #saj