Aktualitet
“Luante bixhoz e pinte drogë”, – Flasin fqinjët e 62-vjeçarit të ekzekutuar nga RENEA në Maliq

Forcat e policisë së Korçës dhe forcat RENEA kanë rrethuar banesën e një 62-vjeçari në fshatin Qesarakë të Maliqit i cili nuk pranon të dorëzohet por qëllon me armë drejt policisë.
62-vjeçari Ramiz Muçllari, sipas policisë ka plagosur me thikë të shoqen dhe me sende të forta të birin dhe është mbyllur në shtëpi i armatosur.
Njëri nga fqinjët e 62-vjeçarit tregoi për mediat se 6 vjet më parë ai kishte pasur probleme të shëndetit mendor po ishte rehabilituar.
Fqinji rrëfeu se shqetësimet i ishin rikthyer së fundmi pas probleme me të birin, i cili sipas tij luante bixhoz dhe konsumonte drogë.
#Luante #bixhoz #pinte #drogë #Flasin #fqinjët #62vjeçarit #të #ekzekutuar #nga #RENEA #në #Maliq