Aktualitet
Maliq/ Ekzekutohet nga RENEA 62-vjeçari, plagosi gruan dhe djalin

Ekzekutohet nga RENEA Ramiz Muçollari.
Muçollari, 62 vjeç, ka plagosur orët e para të mëngjesit të sotëm me thikë në këmbë bashkëshorten e tij Pëllumbesha Muçollari, 58 vjeçe, si dhe ka goditur me sende të forta në kokë djalin e tij Kamber Muçollari, 27 vjeç.
Shërbimet e Policisë kanë mbajtur të rrethuar banesën që prej orëve të para të mëngjesit, dhe kanë marrë masa sigurie, pasi 62-vjeçari ka hapur zjarr në drejtim të Policisë dhe forcave RENENA.
#Maliq #Ekzekutohet #nga #RENEA #62vjeçari #plagosi #gruan #dhe #djalin
Lapsi