Aktualitet

Plagosi bashkëshorten dhe të birin, 62-vjeçari në Maliq hap zjarr drejt policisë

Një 62-vjeçar me probleme të shëndetit mendor ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij dhe me sende të forta të birin.

Pas mbërritjes së policisë, 62-vjeçari Ramiz Muçllari i armatosur është mbyllur në dhomën e tij dhe ka refuzuar të dorëzohet duke hapur zjarr në drejtim të policisë.

Policia e ndihmuar edhe nga forcat Speciale “Renea”, po mbajnë të rrethuar zonën dhe po negociojnë me shtetasin R. M., që ai të dorëzohet, por 62-vjeçari nuk ka pranuar dhe vijon të qëllojë në drejtim të forcave të Policisë.

“Shërbimet e Policisë, janë njoftuar se në fshatin Qesarakë, Maliq, shtetasi Ramiz Muçllari , 62 vjeç, kishte dëmtuar me mjet prerës në këmbë bashkëshorten e tij Pëllumbesha Muçllari, 58 vjeçe dhe me mjet të fortë në kokë djalin e tij Kamber Muçllari, 27 vjeç, të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Korçës, në kujdesin e mjekëve. Pas marrjes së këtij njoftimi, menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar drejt adresës së dhënë, ku kanë konstatuar të mbyllur në banesën e tij autorin e dyshuar R. M., i cili është i armatosur me armë zjarri”, tha policia.

Sipas deklarimeve paraprake të marra familjarëve të tij, dyshohet se shtetasi R. M., vuan nga probleme të shëndetit mendor.

 

#Plagosi #bashkëshorten #dhe #të #birin #62vjeçari #në #Maliq #hap #zjarr #drejt #policisë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button