Turistët italianë zgjasin pushimet në Shqipëri/ Rama për “Canale 5”: Shqipëria ngjan si një resort i madh

Këtë vit, Shqipëria është një nga destinacionet e preferuara të italianëve për pushimet verore. Peisazhet e bukura dhe çmimet shumë konkurruese, krahasuar me shumë vende të tjera evropiane, kanë tërhequr “pothuajse gjysmë milioni turistë italianë”.
“Canale 5” në programin e saj të mëngjesit i ka kushtuar një hapsirë të veçantë fluksit të italianëve drejt plazheve shqiptare. Si shembull, ata sollën këta 2 të moshuar që vendosën të zgjasin edhe 1 javë më shumë pushimet në plazhin e Durrësit.
“Deri tani ishte e vështirë për pushime kaq të gjata me kursimet tona. Përtej bukurisë së zonës, ne kemi gjetur disa njerëz shumë të mirë këtu.
Në program ndërhyu edhe kryeministri Edi Rama që thotë se tashmë Shqipëria është si Italia e dikurshme.
“Shqipëria duket si të jetë bërë një resort i madh. Kudo ka turistë që zënë jo vetëm hotelet, por edhe shumë apartamente private. Për momentin nuk ka probleme, ka vend për të gjithë, por ne duhet të jemi të përgatitur sepse jam i sigurt që ky trend do të rritet duke filluar nga viti i ardhshëm. Italianët janë të mirëpritur këtu, gjithmonë e kemi konsideruar Italinë pak si shtëpia jonë dhe jemi të lumtur që italianët sot mund ta shikojnë Shqipërinë si shtëpinë e tyre”.
Megjithatë Rama nënvizon edhe një herë se një turizëm i tillë nuk do të jetë për shumë gjatë në Shqipëri.
#Turistët #italianë #zgjasin #pushimet #në #Shqipëri #Rama #për #Canale #Shqipëria #ngjan #një #resort #madh