Shëndeti

Sunak vlerëson marrëveshjen me Shqipërinë: Po na ndihmon të ndalin dyndjen e emigrantëve

Marrëveshja me Shqipërinë po ndihmon qeverinë e Britanisë së Madhe të ndalë përfundimisht dyndjen masive të viteve të fundit të emigrantëve të jashtëligjshëm në kanalin e La Manshit.

Këtë e pohon vetë kryeministri britanik Rishi Sunak, i cili në një videomesazh në Tuiter e rendit këtë marrëveshje, mes 5 hapave më të rëndësishëm që po ndërmerr për t’i dhënë zgjidhje një problemi që e kanë pasur disa prej pararendësve të tij.

“Ne gjithashtu kemi negociuar një marrëveshje me Shqipërinë, që na ka ndihmuar tashmë të ulim mbërritjet prej andej me 90%”.

Marrëveshja e Dhjetorit parashikon që të gjithë shqiptarët që hyjnë në Britani me rrugë të paligjshme të rikthehen menjëherë pa iu nënshtruar procedurave të azilit, duke qenë se Shqipëria konsiderohet një vend i sigurt origjine. Emigrantët e jashtëligjshëm mund të dënohen me deri 5 vite burg, sipas ligjit të ri të miratuar në qershor 2022 për ata që shkelin kufijtë britanikë.

/a.r

#Sunak #vlerëson #marrëveshjen #Shqipërinë #ndihmon #të #ndalin #dyndjen #emigrantëve

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button