AktualitetDurresi Sot

Merr të gatuajë makarona, qytetarja në Durrës shtanget kur sheh “Divellat” plot me miza e krimba

Siguria ushqimore lë shumë për të dëshiruar në vendin tonë dhe këtë e themi jo vetëm për ushqimet që hamë jashtë por edhe ato që gatuajmë në shtëpi.

Në Durrës, një grua që kishte vendosur të gatuante makarona për darkë ka mbetur pa fjalë kur ka parë pakon plot me miza e krimba.

Zonja në fjalë thotë se makaronat “Divella” i ka blerë në një market në Durrës, por kur i ka vënë për t’i gatuar ka parë se ato ishin plot me miza.Edhe në pamjet e mëposhtme, mund të shihni se si teksa makaronat ziejnë, mizat dalin mbi ujë. Ndërkohë që edhe në pakon e makaronave, formë tjetër, situata është e njëjtë, pasi mund të shihen lehtësisht mizat e gjalla.Shpresojmë që këto pamje të “zgjojnë nga gjumi” AKU dhe të shohin se çfarë tregtohet në dyqane e markete pasi po iu rrezikohet jeta konsumatorëve.Denoncimi i qytetares:Prsh Kam bler makarona DIVELLA NE NJE MARKET KETU NR DURRES ISHIN PLOT ME MIZA. Jan dhe plot me krima tenxherja po nuk i kam kamra./JOQ

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button