Durrës: 20-vjeçari shkon për të vjedhur me pistoletë në dorë, arrestohet brenda në market

Plazh, Durrës | Pas marrjes së njoftimit se rreth orës 21:50 të mbrëmjes së djeshme, një shtetas i maskuar dhe i pajisur me armë zjarri, kishte hyrë në një market në lagjen nr.13, gjatë kohës që ky subjekt ishte në shërbim, për të vjedhur, shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.
Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të Policisë, në kuadër të operacionit policor “Alarmi”, u parandaluan ngjarje që mund të sillnin pasoja për jetën e shtetasve që ishin të pranishëm në këtë subjekt, si dhe u arrestua në flagrancë, brenda marketit, pa kryer ende vjedhjen, autori i këtij rasti, Kristjan Prenga, 20 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës.
Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, me të cilën kanosi 20-vjeçari, për të kryer vjedhjen.
#Durrës #20vjeçari #shkon #për #të #vjedhur #pistoletë #në #dorë #arrestohet #brenda #në #market