Life Style
Aksident i rëndë në Fier-Shegan, përplasen dy makina në kryqëzim, njëra përmbyset

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të Fier-Sheganit në Lushnje. Dy automjete, njëri tip” Audi “ me targa italiane dhe një kamionçinë transporti janë përplasur me njëra-tjetrën rreth orës 5:30.
Si pasojë e përplasjes të dy drejtuesit e automjeteve janë dëmtuar dhe janë transportuar në spital ku po marrin ndihmën e mnevojshme mjekësore.
Paraprakisht dyshohet se shkak i përplasjes është bërë mosdhënia e përparësisë, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.
/a.r
#Aksident #rëndë #në #FierShegan #përplasen #makina #në #kryqëzim #njëra #përmbyset