Aktualitet
Kulla përbindësh në Tiranë, tjetër protestë nga Lëvizja Bashkë

Qytetarë dhe aktivistë të Lëvizjes Bashkë kanë vijuar edhe mbrëmjen e sotme protestën në Tiranë kundër ndërtimit të kullës 60 kate në territorin e një lulishteje.
Ata hodhën akuza kundër qeverisë, bashkisë dhe opozitës për përfshirjen në këtë projekt që i merr kryeqytetit një tjetër hapësirë të gjelbër.
Leja e ndërtimit për këtë projekt qindra milionë euro është miratuar në mars të këtij viti, por vetëm në “përgjumjen” e gushtit kur njerëzit janë kryesisht me pushime dhe vëmendja publike është e ulur, u vendos që të nisnin punimet për këtë objekt tjetër që i merr frymën qendrës së Tiranës. ©
#Kulla #përbindësh #në #Tiranë #tjetër #protestë #nga #Lëvizja #Bashkë
Lapsi