Fansat, dyshues rreth lajmit për Lil Tay

Vdekja e papritur e supozuar e Lil Tay i ka lënë njerëzit të pyesin se çfarë është e vërtetë në këtë rast dhe çfarë jo.
Mëngjesin e sotëm u bë e ditur se reperja 14-vjeçare në rrjetet sociale kishte ndërruar jetë në një deklaratë të publikuar në faqen e saj zyrtare në Instagram. Deklarata, e cila nuk ishte atribuar, pretendonte se Tay dhe vëllai i saj kishin vdekur të dy papritur, megjithëse nuk dhanë informacione të mëtejshme Babai i Tay, Christopher Hope, dyshohet se ka refuzuar të japë ndonjë qartësi mbi situatën kur u kontaktua nga U.S. Kur babai u pyet nëse vajza dhe djali i tij kishin ndërruar jetë, ai thuhet se u përgjigj: “Unë nuk do të komentoj për këtë tani.”
Një deklaratë nga ish-menaxheri i saj, Henry Tsang, është shfaqur më tej që hedh dyshime nëse adoleshentja me të vërtetë është ndarë nga jeta. “Duke pasur parasysh kompleksitetin e rrethanave aktuale, jam në një pikë ku nuk mund të konfirmoj apo hedh poshtë përfundimisht legjitimitetin e deklaratës së dhënë nga familja”, ai tha për Daily Beast.
MailOnline pretendon se ata kanë kontaktuar me Policinë e Vankuverit, nga është familja, dhe me Policinë e Qarkut të Los Anxhelosit, ku familja banon tani, dhe deklaruan se stacionet e policisë thanë se nuk kishin të dhëna për vdeekjen e saj apo të vëllait. Gjithashtu, New York Post ka thirrur firmën ligjore Lindsay LLP në Vankuver ku punon babai i Lil Tay, Chris Hope. Sajti pretendon se personi që u përgjigj në telefon ishte Chris, por nuk konfirmoi vdeekjen e vajzës së tij./
#Fansat #dyshues #rreth #lajmit #për #Lil #Tay
Lapsi