Tech
Skuadrat shqiptare, sot zbresin në fushë edhe Struga e Ballkani

Përveç Partizanit, në ndeshjet e turit të tretë të Conference League janë të angazhuara edhe dy skuadra të tjera nga trojet shqiptare.
Struga e drejtuar nga Shpëtim Duro luan prej orës 17 përballë Hesperanzh nga Luksemburgu. Ndërkohë, prej orës 20:45 në Prishtinë, Ballkani i Ilir Dajës do të presë Linkoln Red Imps nga Gjibraltari.
Të dy kundërshtarët janë modestë dhe kjo i jep shansin kampionëve të Maqedonisë së Veriut dhe atyre të Kosovës të kualifikohen në fazën play-off.
#Skuadrat #shqiptare #sot #zbresin #në #fushë #edhe #Struga #Ballkani