Aktualitet

Goditi me fadromë pushuesin në Pogradec, pranga shoferit dhe përgjegjësit të firmës

Drejtuesi i fadromës së bashku me përgjegjësin e firmës së pastrimit në Pogradec u vunë në pranga nga policia këtë të enjte.

Arrestimi i tyre erdhi pas ngjarjes së ndodhur një ditë më parë, ku një pushues mbeti i dëmtuar rëndë pasi u godit nga fadroma, gjatë punës për pastrimin e bregut të liqenit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin D. P., 31 vjeç (punonjës i një firme pastrimi), banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, në plazhin e liqenit, me një mjet teknologjik (fadromë), me të cilin ky shtetas po pastronte mbetjet në bregun e liqenit, ka goditur shtetasin A. K., 53 vjeç (pushues), banues në Tiranë, i cili u dëmtua rëndë dhe për këtë shkak, ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Gjithashtu, nga hetimet për këtë rast, u vu në pranga shtetasi G. D., 40 vjeç, banues në Pogradec, me detyrë përgjegjës i kësaj firme pastrimi, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi dyshohet se nuk ka kontrolluar punonjësit e firmës dhe nuk i ka sqaruar ata, në lidhje me detyrat”, tha policia në një njoftim për mediat.

/a.r

#Goditi #fadromë #pushuesin #në #Pogradec #pranga #shoferit #dhe #përgjegjësit #të #firmës

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button