Tech
Humb jetën i mituri 6 vjeç në Fushë Arrëz, i rrëshqiti këmba dhe ra në rezervuarin e Iballës

Një 6-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e së mërkurës në Fushë Arrëz.
I mituri ishte në afër rezervuarit të Iballës kur i ka rrëshqitur këmba dhe ka rënë brenda.
Policia është telefonuar rreth orës 21:25.
Familjarët kanë mundur ta nxjerrin nga uji dhe i kanë dhënë ndihmën e parë, por 6-vjeçari nuk ka arritur të mbijetojë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
#Humb #jetën #mituri #vjeç #në #Fushë #Arrëz #rrëshqiti #këmba #dhe #në #rezervuarin #Iballës