Aktualitet

Fytyra e pushtetit të Edi Ramës/ Në Tiranë ngrihen kulla pa leje, në Gjirokastër procedohet i moshuari për ndërtim në shtëpinë e tij

Ndërkohë që në mes të Tiranës po kryhen ndërtime pa leje, madje prej tyre ka shprehur habinë edhe vetë zv.kryeministrja Belinda Balluku kur nisi aksioni propagandistik i gjoja sekuestrimit të këtyre ndërtimeve, në Gjirokastër Policia e Shtetit nuk të fal.

Kjo polici që me të fortin tregohet si pulë dhe trimërohet me të dobtit, ka nisur procedimin penal ndaj një të moshuari për ndërtim pa leje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit  të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. K., 82 vjeç, banues në Mashkullorë, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje”, njofton policia duke dëshmuar edhe njëherë fytyrën e vërtetë të pushtetit të Edi Ramës; në shërbim të më të fortëve dhe në sulm kundër njerëzve të zakonshëm. ©


#Fytyra #pushtetit #të #Edi #Ramës #Në #Tiranë #ngrihen #kulla #leje #në #Gjirokastër #procedohet #moshuari #për #ndërtim #në #shtëpinë #tij

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button