Aktualitet

Procedohen penalisht dy menaxherët në Tiranë/ Muzikë e lartë në lokale

Policia e Tiranës ka vënë në pranga menaxherët e dy lokaleve, pasi konstatuan muzikë të lartë që përbënte shqetësim për banorët.

Bëhet me dije se në pranga kanë rënë shtetasit H.H., 24-vjeç dhe 32-vjeçari F.M., për veprën penale ‘prishja e qetësisë publike’.

Tiranë/Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin e ndotjes akustike.


Prishën qetësinë publike, duke vënë muzikë të lartë në lokalet që menaxhojnë, procedohen penalisht dy menaxherët. Sekuestrohen pajisjet që gjenerojnë muzikën.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7, në vijim të kontrolleve për zbatimin e ligjit, si dhe parandalimin e ndotjes akustike, kanë intensifikuar kontrollet, me qëllim zgjidhjen e shqetësimeve të banorëve, nga muzika e lartë në lokale.

Gjatë kontrolleve, në një lokal në rrugën “Mine Peza”, dhe në një lokal në Vorë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar muzikë të lartë që përbënte shqetësim për banorët.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 dhe specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për dy menaxherët e lokaleve, shtetasit H. H., 24 vjeç, dhe F. M., 32 vjeç, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

#Procedohen #penalisht #menaxherët #në #Tiranë #Muzikë #lartë #në #lokale

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button