Përleshje mes tifozëve në Athinë/ Një viktimë e tetë të plagosur, 88 të arrestuar. Mes tyre një shqiptar

Një person ka humbur jetën ndërsa 8 të tjerë janë plagosur në një përleshje mes tifozëve jashtë stadiumit AEK ne Greqi.
Një i ri 29-vjeçar humbi jetën pasi mori plagë të shumta me thikë , ndërsa u plagosën katër grekë dhe katër kroatë.
82 tifozë kroatë, një austriak, një boshnjak, një shqiptar, një gjerman si dhe dy grekë, u arrestuan, sipas mediave vendase.
Një grup prej 150-200 tifozësh të Dinamos kanë mbërritur në mënyrë të organizuar rrugës drejt Greqisë, në prag të ndeshjes së turit te tretë të kualifikimeve në Champions League mes AEK-ut dhe Dinamos.
Shumë dyqane dhe makina u dëmtuan, pasi tifozët kroatë u vunë zjarrin. Ndërkohë pas ngjarjes ministri grek i mbrojtjes së qytetarit urdhëroi largimin e 7 oficereve të policisë greke.
Reagime të forta pati edhe nga mediat pasi u zbuluan dokumente të cilat tregojnë se policia kundër dhunës sportive ishte në dijeni prej dy ditësh që do të vinin në Athinë 100 huliganë kroatë./m.j
#Përleshje #mes #tifozëve #në #Athinë #Një #viktimë #tetë #të #plagosur #të #arrestuar #Mes #tyre #një #shqiptar