Tech

Kë do të vriste? Shkodrani kapet me pistoletë me silenciator në Vlorë

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, si rezultat i kontrollit permanent të territorit, për garantimin e rendit dhe të sigurisë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri me vete, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Silenciatori”.

Në kuadër të këtij operacioni, në lagjen “Uji i Ftohtë”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar, kapur në flagrancë dhe kanë arrestuar shtetasin A. N. (Xh.), 35 vjeç, banues në Shkodër.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, dhe në çantën e tij të shpinës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me silenciator, me fishek në fole, gati për qitje, një sasi municioni luftarak, doreza dhe kapuç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, vijojnë hetimet e thelluara për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti dhe të qëllimit të këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.”

Njoftimi i Policisë së Vlorës

#Kë #të #vriste #Shkodrani #kapet #pistoletë #silenciator #në #Vlorë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button