Dhuna në Athinë, shkarkohen 7 drejtues policie, ministri: Si i lanë tifozët të kalonin në kufi?

Ministri i Brendshëm, Janis Oikonomou ka shkarkuar nga detyra 7 zyrtarë të lartë të policisë greke në lidhje me incidentet e dhunshme që u regjistruan mbrëmë në Athinë, ku humbi jetën një 29 vjeçar, si dhe u plagosën 8 të tjerë.
Të papranueshëm dhe dështim të policisë e ka cilësuar ministri Oikonomou kalimin e organizuar të huliganëve kroatë në territorin e Greqisë, pa u ndaluar asnjëherë nga autoritetet.
Për këtë arsye, ministri vendosi të largojë nga detyra disa zyrtarë të lartë të policisë në Janinë, Achaia dhe Corthiaff.
Në reagimin e tij për ngjarjen, Oikonomou la të kuptohet se në lidhje me dhunën në kryeqytet, pritet të ketë dhe arrestime të tjera.
/a.r
#Dhuna #në #Athinë #shkarkohen #drejtues #policie #ministri #lanë #tifozët #të #kalonin #në #kufi