E kapi “Metamorfoza”, Astmer Bilali ankimon arrestin me burg

Astmer Bilali, një nga 6 të arrestuarit e operacionit Metamorfoza, ka apeluar masën e sigurisë së arrestit me burg të caktuar nga Gjykata e Posacme.
Gjatë operacionit të shtrirë në disa qytete të vendit ku u arrestuan policë, biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe prokurori i Kukësit, Xhevahir Lita, policia ka arrestuar edhe Astmer Bilalin anëtarin e bandës së Bajrave.
Bilali, është me precedentë penalë të mëparëshëm në Policinë e Shkodrës si i dyshuari kryesor për plagosjen e Hermes Beqirit në një nga lokalet e qytetit.
Për ngjarjen e ndodhur në vitin 2017, Asmer Bilali u arrestua në fshatin Grudë ku ishte larguar me motorin e tij për t’ju fshehur policisë.
Atij iu gjet edhe një armë tip pistoletë që mendohet se është përdorur për kryerjen e krimit.
/a.r
#kapi #Metamorfoza #Astmer #Bilali #ankimon #arrestin #burg