Aktualitet

Përplasen dy makina në Berat, lëndohet edhe një këmbësore

aksident, vlore, plagosje

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Berat, në aksin mes urës së Varur dhe urës së Goricës.

Dy mjete janë përplasur njëra me tjetrën në trafik dhe më pas njëra prej tyre ka përplasur një kalimtare që ishte duke kaluar rrugën.

Ka qënë mjeti tip Benz  i cili ka humbur kontrollin dhe ka goditur nga pas mjetin tjetër dhe më pas ky i fundit ka goditur 68-vjeçaren. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, që po kryejnë hetimet e vendit të aksidentit.


Fatmirësisht gruaja pa pësuar lëndime të lehta dhe pasi ka marrë mjekimin është larguar për në banesë.  Ndërkohë si pasojë e aksidentit është bllokuar për rreth 30 minuta qarkullimi në të vetmin aks hyrës e dalës në qytet.

#Përplasen #makina #në #Berat #lëndohet #edhe #një #këmbësore

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button