Aktualitet
Vrasje në Kosovë (VIDEO)

Një person ka ndërruar jetë pasi është qëlluar me armë zjarri në një lokal në Klinë të Kosovës.
Lajmin për vdekjen e ka konfirmuar drejtori i QKMF-së në Klinë, Gazmend Bojaj.
“I plagosuri është sjellë në QKMF në Klinë, i është dhënë ndihma, edhe unë kam qenë pjesë e ekipit, pastaj rasti është dërguar në Spitalin e Pejës, dhe mandej nga atje është konfirmuar vdekja e tij”, deklaroi tha Bojaj.
Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi.
Ai ka thënë se i plagosuri është dërguar në QKMF-në e Klinës, ndërsa ka theksuar se i dyshuari ka arritur të arratiset nga vendi i ngjajrjes. Një video qarkullon në rrjetet sociale ku shihet duke u larguar autori i dyshuar i vrasjes.
#Vrasje #në #Kosovë #VIDEO
Lapsi