Tech
Pushuesi 60-vjeçar rrezikon mbytjen në Tale, shkak moti i keq, dërgohet me urgjencë në Tiranë

Një pushues 60-vjeçar ka rrezikuar mbytjen në plazhin e Tales në Lezhë, për shkak të dallgëve të mëdha të shkaktuara nga moti i keq që ka përfshirë zonën në dy ditët e fundit.
Mësohet se ai është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.
Prej ditës së shtunë, rajoni i Lezhës është përfshirë nga moti i keq, duke bërë që pushuesit dhe turistët të braktisin plazhin, për shkak të detit të trazuar me dallgëzim të lartë.
/a.r
#Pushuesi #60vjeçar #rrezikon #mbytjen #në #Tale #shkak #moti #keq #dërgohet #urgjencë #në #Tiranë