Aktualitet
Certifikohet rezultati i 14 Majit, Komisioni Rregullator e kalon me 1 votë kundër

Komisioni Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve miratoi me 3 vota pro dhe 1 kundër rezultatin e Zgjedhjeve të 14 majit 2023. Anëtari Muharrem Caka votoi kundër vendimit.
Vendimi u mor pas ripërsëritjes së zgjedhjeve në Rrogozhine në mesin e Korrikut. Partia Socialiste ka fituar 53 bashki, koalicioni i opozitës Bashkë Fitojmë 7 bashki, ndërsa është fituar nga minoriteti grek.
Partia Socialiste si subjekt mori rreth 580 mijë vota në shkallë vendi, ndërsa koalicioni i opozitës “Bashkë Fitojmë” rreth 248 mijë vota. Partia Demokratike mori vetëm 103 mijë vota.
/a.r
#Certifikohet #rezultati #Majit #Komisioni #Rregullator #kalon #votë #kundër