Tech

Vritet në luftime ish-deputeti, Erdogan gati të ndërmjetësojë armëpushimin Ukrainë-Rusi

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan pritet të propozojë rinisjen e bisedimeve mes Ukrainës dhe Rusisë dhe vendosjen e një armëpushimi, në takimin që pritet të zhvillojë së shpejti me liderin rus, Vladimir Putin.

Sipas agjencisë së lajmeve Ria Novosti, e cila citon burime nga Ankaraja zyrtare, Erdogan pritet që gjatë takimit me Putin të mbrojë tezën se nga lufta nuk fiton askush si dhe nuk do të ketë fitues në procesin e paqes.

Erdogan deri në këto momente, është lideri i vetëm botëror që ende gëzon besimin e Putin dhe Zelenskin.

Më herët gjatë ditës, një deklaratë nga Kremlini konfirmoi se Rusia nuk po kërkon të kontrollojë territore të reja në Ukrainë, përveç atyre të shkruar në Kushtetutë.

Ndërkohë, që kanë vijuar luftimet e ashpra mes dy ushtrive në jug të vendit. Sipas raportimeve të fundit një ish-deputet ukrainas u vra gjatë përleshjeve në frontin e Zaporizhzhia.

/a.r

#Vritet #në #luftime #ishdeputeti #Erdogan #gati #të #ndërmjetësojë #armëpushimin #UkrainëRusi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button