Tech

Kanabisi në repartin e Zall-Herrit, Balla jep detaje: Operacioni, bashkëpunim mes Policisë së Shtetit dhe asaj Ushtarake

Në kuadër të megaoperacionit antikanabis të koduar “Fokus” ditën e djeshme u vunë në pranga 3 ushtarakë që lejuan kultivimin e kanabisit dhe në repartin e ushtrisë në Zall Herr.

Lidhur me kanabisin e gjetur në repartin ushtarak, është pyetur nga gazetarët ministri i Brendshëm, Taulant Balla, gjatë pronocimit që ai dha për mediat pas kryerjes së homazheve në nderim të ish-drejtuesit të Policisë së Shtetit, Fadil Canaj.

Ministri Balla tha se për këtë operacion kanë bashkëpunuar Policia e Shtetit dhe ajo Ushtarake.

Gazetari: Lidhur me luftën kundër kanabisit, e cila vazhdon të jetë shqetësuese në territorin shqiptar, ka disa qarqe problematike. Ditën e djeshme kemi pasur një ngjarje shumë të rëndë lidhur me zbulimin e disa parcelave brenda një territori, i cili suproozhet të jetë i mbrojtur dhe survejuar.

Taulant Balla: Goditja e ligjit përkundrejt çdolloj veprimtarie kriminale do të vazhdojë. Dua të ju bëj me dije se në rastin që ju përmendni, në operacionin që kemi ndërmarrë në shkallë kombëtare kundër kultivimit të lëndëve narkotike, në rastin në fjalë kemi pasur bashkëpunim tepër të shkëlqyer dhe me Policinë Ushtarake dhe në atë koordinatë kemi vepruar së bashku, Policia e Shtetit dhe Policia Ushtarake.

Sjellim në vëmendje se ushtarakët Gramoz Mullai, Rustem Koçi dhe Gentian Zhurda që me veprimet dhe mosveprimet e tyre, duke shpërdoruar detyrën, kanë lejuar kultivimin e 125 bimëve narkotike, në ambientet e repartit ushtarak të Zall Herrit. Po ashtu u vunë në hetim dhe 4 ushtarakë të tjerë, mes të cilëve zëvendëskomandanti i togës dhe komandanti i Repartit të Zall Herrit. Ministria e Mbrojtjes njoftoi se personat përgjegjës për kultivimin në zonën ushtarake janë pezulluar nga detyra.

/a.r

#Kanabisi #në #repartin #ZallHerrit #Balla #jep #detaje #Operacioni #bashkëpunim #mes #Policisë #së #Shtetit #dhe #asaj #Ushtarake

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button