Gazetari dhe botuesi Nikollë Lesi feston ditëlindjen

Sot është ditëlindja e Nikollë Lesit, ndër gazetarët dhe botuesit më të njohur në vend.
Emri i zotit Lesi lidhet me shtypin e lirë dhe padyshim me gazetën e parë të pavarur në Shqipëri, “Koha Jonë”.
Pas mbarimit të studimeve në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Dega Fizikë, ai i’u përkushtua mësuesisë, por vetëm për pak kohë, pasi pasioni i tij ishte gazetaria.
Me ardhjen e ndryshimeve demokratike, fillimi i viteve ‘90 ka shenjuar edhe ndryshimin e madh në lirinë e fjalës dhe shtypit, që përkon me themelimin e të parës gazetë të pavarur në vend. Intuitiv dhe këmbëngulës, Nikollë Lesi, së bashku me nje grup gazetarësh lezhjanë themeluan gazetën “Koha Jonë”, e cila në shumë pak kohë, u bë referenca dhe zëri i opinionit publik, duke u shndërruar nga një gazetë periodike, në gazetën më të madhe të përditëshme.
Me guximin që e karakterizon edhe sot, Nikolla dhe gazetarët e saj nuk u stepën ngaj presionit, shantazhit dhe sulmeve nga më flagrantet ndaj gazetës, që nga burgosjet e gjer tek akti i paprecedent i djegies së redaksisë së gazetës nga forcat e errëta të agjensisë së spiunazhit shtetëror në vitin 1997. Vetë Nikolla është përballur disa herë me padi e gjyqe të shumta.
Për një periudhë kohe, Lesi është zgjedhur edhe deputet në Kuvendin e Shqipërisë.
pena.al
#Gazetari #dhe #botuesi #Nikollë #Lesi #feston #ditëlindjen