Aktualitet

Fotografoi dhe ia dha të dashurit dokumentin për Licin, dërgohet në gjyq sekretarja

Prokuroria e Shkodrës, ka përfunduar hetimet për sekretaren e këtij institucioni K.G, e cila në Tetor 2022 nxori jashtë zyrës së institucionit një dokument sekret që fliste për të kërkuarin Ibrahim Lici në Turqi.

Sekretarja tashmë është marë e pandehur dhe akuzohet për akuzën e “Zbulimit të akteve ose të dhënave sekrete”.
Aktualisht çështja kundër saj është në pritje të nisjes së procesit të gjykimit në Shkodër.

Shkresa ishte sigluar “Tepër urgjent” dhe i përkiste Zyrës së Marëdhieve me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme, të firmosur nga prokurori Olsi Dado.

Sapo ka mbëritur nga Tirana në prokurorinë e Shkodrës, dokumenti është fotografuar nga sekretarja e rregjistrit, shtetësja K.G.

Më pas këtë dokument K.G ja ka treguar të dashurit të saj, emrin e të cilit nuk e ka treguar gjatë fazës së hetimit.
Më tej i dashuri e ka fotografuar dokumentin mbi telefonin e sekretares dhe shkresën informative për Ibrahim Licin në Turqi, e ka shpërndarë tek persona të tjerë.

Dokumenti më tej rrodhi në media, duke shkaktuar një skandal në nxjerjen e sekretit, cc’ka solli nisjen e hetimeve nga prokuroria e Shkodrës.

Nga hetimet rezultoi se dokumenti ishte nxjerë jashtë murreve të prokurorisë nga sekretarja e rregjistrit.
Shkresa e fotografuar nga sekretarja, dyshohet se ka rënë në dorë të Behar Bajrit dhe njerëzve të tij, të cilët më pas e lançuan në media.

Bajri është kundërshtari i betuar i Ibrahim Licit, i cili prej muajit Maj të vitit 2021, është shpallur në kërkim nga prokuroria e Shkodrës, si i dyshuar në vrasjen e komshiut të tij, Endri Mustafa.

Ndërsa aktualisht pas operacionit “Metamorfoza” në kërkim është shpallur dhe Behar Bajri, i cili akuzohet nga SPAK për vrasjen e Gjin Boriccit, dhe sigurimin e kushteve për të vrarë Genc Tafilin, Ibrahim Licin dhe Dorian Dulin.

#Fotografoi #dhe #dha #të #dashurit #dokumentin #për #Licin #dërgohet #në #gjyq #sekretarja

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button