Aktualitet

Ndërroi jetë në moshën 72-vjeçare, sot ceremonia e lamtumirës për ish-Drejtorin e Policisë së Shtetit

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit do të zhvillohet ceremonia e lamtumirës të ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Fadil Canaj, i cili u nda nga jeta në moshën 72-vjeçare.

Në kuadër të ceremonisë, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, të ditës së sotme, në hollin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, do të zhvillohen homazhe.

Canaj ka pasur një karrierë 40-vjeçare në Policinë e Shtetit.

Ai ka mbajtur detyra të rëndësishme si shef i Policisë në Durrës, Drejtor i Policisë në Tiranë, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë, zv/ministër i Brendshëm dhe shef kabineti i disa ministrave në vitet 2000-2005.

/a.r

#Ndërroi #jetë #në #moshën #72vjeçare #sot #ceremonia #lamtumirës #për #ishDrejtorin #Policisë #së #Shtetit

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button