Shëndeti

Përplasen dy automjete në Fier, Policia: Tetë të plagosur

Dy drejtues dhe 6 pasagjerë kanë mbetur të lënduar gjatë përplasjes së dy automjeteve në aksin Lushnjë-Fier.

Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 7:30 në vendin e quajtur “Safari park”. Të gjithë të lënduarit janë dërguar ën spital për ndihmë mjekësore.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 07:30, në vendin e quajtur “Safari park”, Fier, automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin F. B., 61 vjeç, banues në Fier, është përplasur me automjetin tip “Mazda”, me drejtues shtetasin M. Z., 62 vjeç, banues në Ballsh.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, dy pasagjere, shtetaset G. G., 25 vjeçe dhe A. B., 56 vjeçe.

Gjithashtu janë dëmtuar lehtë edhe 2 drejtuesit e mjeteve si edhe 6 pasagjerë në këto mjete, të cilët po kryejnë ekzaminimet mjekësore në spital.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

/a.r

#Përplasen #automjete #në #Fier #Policia #Tetë #të #plagosur

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button