Aktualitet
Zjarr në Maliq/ Flakët djegin bazën ushqimore për bagëtitë

Një zjarr ka rënë në fshatin Orman të Maliqit. Mësohet se nga flakët është përfshirë baza ushqimore për bagëtitë (kashtë dhe jonxhë). Duke qenë se vatra ka qenë afër dy banesave, zjarri ka rrezikuar përhapjen e mëtejshme të tij, duke rrezikuar të dy godinat. Banorët e zonës kanë qenë ata të cilët kane njoftuar forcat e zjarrfikëses.
Pas ndërhyrjes së shpejtë, flakët janë shuar. Mësohet se janë regjistruar dëme te mëdha materiale ne ushqimin e bagëtive. Nuk dihet ende shkaku i zjarrit, por pritet qe grupi hetimor të nxjerrë arsyet që kanë çuar në aktivizimin e tij.
#Zjarr #në #Maliq #Flakët #djegin #bazën #ushqimore #për #bagëtitë
Lapsi